Flash News

KRYESORE

Propozimi i Bashës për parlament me dy dhoma, Patozi: Ne nuk e kemi problemin si t’i ulim deputetët, por si t’i zgjedhim

Propozimi i Bashës për parlament me dy dhoma, Patozi: Ne nuk e kemi

Astrit Patozi nga Bindja Demokratike ka komentuar prezantimin e kreut të PD, Lulzim Basha për një ndryshim radikal të sistemit zgjedhor.

Basha vuri theksin te krijimi i një parlamenti me dy dhoma dhe qeveri kujdestare.

Megjithatë, sipas Patozit, problemi nuk qëndron te strehimi i deputetëve në sallë, por te sistemi mbi të cilin ata zgjidhen.

“Qofsha i gabuar, por duket sikur po bie që tani era e keqe e dështimit të reformës zgjedhore. Debati që ka nisur mes sherrxhinjve të përhershëm nuk ka të bëjë me çështje të Kodit Zgjedhor apo të sistemit politik, por me sa duket po zhvillohet për t’i ngecur kundërshtarit faturën. Ose me popullorçe "kopilin" në prehër.

Dhe këtu nuk është fjala për 15 marsin, sepse është e sigurt që atëherë nuk do të ketë ndonjë produkt, por kam frikë se duhet të përgatitemi për më të keqen, që të mos ketë reformë fare, ose parlamenti të votojë ndryshime të papërfillshme, të cilat nuk e prishin qetësinë e statuskuosë.

Edhe polemikat e sotme në këtë dritë duhen parë. Është e qartë se po shpiken arsye për të mos rënë dakord në tavolinë Oerdi me Damianin, ndërkohë që Edi dhe Luli janë në të njëtën gjatësi vale, kur vjen puna për mosndryshimin, edhe pse në distancë.

Sa për këtë propozimin e parlamentit me dy dhoma, mund të thuhet vetëm kaq: ne nuk e kemi problemin se si t’i strehojmë dhe ulim në sallë deputetët, por se si t’i zgjedhim ata. Në rast se do të ruhet ky sistem i shpifur, ku njerëzit votojnë vetëm për kryetarin e partisë, edhe me 140 dhoma po ta bësh Kuvendin e Shqipërisë, nuk do të kishte asnjë vlerë, sepse do të ishte e njëjta gjë”, shkruan Patozi.

Të fundit