Flash News

KRYESORE

Propozimi i Bashës për sistemin zgjedhor, ish-ministri: Çështje të mëdha për ata 4 persona rreth asaj tryeze të zezë

Propozimi i Bashës për sistemin zgjedhor, ish-ministri:

Ish ministri Ylli Manjani i ka cilësuar çështje shumë më të mëdha 18 pikat e prezantuara nga kreu i PD, Lulzim Basha për sistemin zgjedhor.

Sipas ish ministrit, nevojiten diskutime të mëdha por dhe vendime kurajoze e të forta për t'u ndarë nga kjo epokë me cikël të mbyllur tashmë.

“Jam 100% dakord me atë 18 pika që propozon Lulzim Basha.

Janë 18 pika nga duhet të fillojë rivendosja e shtetit demokratik. Të paktën pluripartiak.

Por nuk pres që këto çështje kaq madhore ti diskutojnë e ti vendosin 4 persona rreth asaj tryeze të zezë, në bodrumin e Pallatit të Kongreseve.

Ato të 18-ta, janë çështje të mëdha. Shumë të mëdha që tejkalojnë jo atë tryezë të zezë, por një epokë 30 vjeçare.

Një cikël të tërë që nisi nga shkërmoqja e shtetit monist dhe përfundoi prap rithemelimin e shteti monist.

Duhet diskutime të mëdha por dhe vendime kurajoze e të forta për t'u ndarë nga kjo epokë me cikël të mbyllur tashmë.

Sinqerisht nuk pres, as nuk shkon madje, që parlamenti me ish kaçurrelsë e kaçurelë kërpëratistë, as katranët me bojë që janë aty të marrin vendime kaq të mëdha.

Prandaj, ndoshta është më mirë të mbyllet një orë e më parë ajo tryezë e zezë e atyre katër vetëve e ti hapim rrugë zgjedhjeve një orë e më parë.

Reforma të thella duhen bërë paskëtaj, pa asnjë dyshim. Kemi nevojë për një shtet të drejtë, të balancuar, proporcional e të përgjegjshëm”, shkruan Manjani në rrjetet sociale, duke mos kursyer edhe notat ironike.

Të fundit