Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Propozimi i Beqajt për ulje pagash, reagon PD: Kriminal, eksperimet i rrezikshëm me shqiptarët
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi e quan ‘eksperimet të rrezikshëm’ të Kryeministrit Edi Rama, deklaratën e deputetit Ilir Beqaj, që propozon ulej të pagave në sektorin publik. Sipas Bardhit, ky është propozim kriminal: “Edi Rama ka nisur një eksperiment të ri dhe shumë të rrezikshëm me shqiptarët. Përmes Ilir Beqajt, një nga ministrat e tij më të diskretituar si të korruptuar, Edi Rama propozon uljen e pagave në sektorin publik e privat, si mënyrë për të furnizuar qeverinë me parà. Një propozim kriminal dhe i papranueshëm për çdo qeveri, që vendos të parin interesin e qytetarit”, shkruan Bardhi.
Më tej, ai shton se ditën që është propozuar ulja e pagave për mijëra njerëz, Rama ka paguar PPP-në mafioze të infeneratorit të Tiranës me 650 mijë euro. “Ditën kur propozon uljen e pagave të qindra mijëra njerëzve, Edi Rama ka paguar për PPP mafioze të inceneratorit të Tiranës 650 mijë euro. Po të mos kishte hallin e biznesit të vet me mafian e plehrave, me kaq parà, Edi Rama mund të kishte siguruar pagën e 3125 njerëzve të mbetur pa punë”, shkruan Bardhi.
Sipas tij, qeveria ka 220 milionë euro të paprekura nga koncensionet korruptivë, ndërsa thotë se qeveria ka paga por Rama nuk heq dorë nga aferat e pista. “Qeveria ka akoma të paktën 220 milionë euro të paprekura nga koncesionet korruptivë dhe shpenzimet e luksit që ka planifikuar për këtë vit.
Qeveria ka parà, por Edi Rama nuk heq dorë nga pagesat për aferat e pista, duke paguar klientët e tij me paratë e shqiptarëve. Vetëm për kompanitë e Ministrit më të keq të Shëndetësisë në të gjitha kohërat, Edi Rama ka paguar 40 milionë euro në 6 vjet. Prandaj, e përdor tani Ilir Beqajn për të testuar qytetarët deri ku mbajnë.
Ky është një nga qëllimet pse ai zgjati pa asnjë kuptim gjendjes e fatkeqesisë natyrore. Kërkon të mbajë me në këmbë qeverinë e tij të falimentuar duke vjedhur edhe djersën e ndershme të shqiptarëve. Ky është një tjetër projekt për të vazhdura grabitjen në kohë pandemie dhe për të fshehur dështimin e tij”, përfundon Bardhi.
https://www.facebook.com/1524054689/posts/10222346887010736/?d=n