Flash News

KRYESORE

Propozimi i guximshëm i Sokol Ballës: Një qeveri me ‘dy koka’ zgjidh krizën politike

Propozimi i guximshëm i Sokol Ballës: Një qeveri me ‘dy

Në një kohë që palët politike duken ende larg gjetjes së një zgjidhje për krizën, gazetari Sokol Balla ka bërë një propozim disi të guximshëm për mazhorancën dhe opozitën.

Në emisionin ‘Provokacija’ të Mustafa Nanos, Balla sugjeroi që Edi Rama dhe Lulzim Basha të krijojnë një qeveri të përbashkët me dy kryeminista. Argumenti që ofron Balla ështe se në këtë mënyrë, të dy do të përgatisnin vendin për zgjedhjet e përgjithshme të 2021 dhe mbi të gjitha do të ndanin edhe përgjegjësit për mbarëvajtjen e procesit.

“Unë e kam një zgjidhje logjike, por nuk besoj se do të realizohet. Unë do të thoja që në pushtet si kryeministra të vinin së bashku Rama dhe Basha. Jo thjeshtë të bashkëpunonin, por ta kontrollonin dhe konfirmonin njëri tjetrin. E njëjta gjë të bëhej në disa prej ministrive kyçe. Pra, të formohej një qeveri me koalicion te gjerë qe te përgatiste zgjedhje në 2021. Të shikohej mundësia që vendi të qeverisej me këtë formulë për një kohë të caktuar, sepse Shqipëria është një vend i vogël me njerëz me ambicie te mëdha”, deklaroi Balla.

Moderatori i emisionit Real Story, evidentoi edhe disa arritje të Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. “Në 2015 nuk pati një rezultat te keq mbi 680 mije vota, pavarësisht se penalizohesh nga formula. Dekriminalizmi është sukses i Partisë Demokratike, jo thjesht si ligj, por si koncept, sepse pati edhe mbështetje ndërkombëtare. Sot sondazhet tregojnë se PD-ja është 38%, pra në shifrat e saj maksimale para një viti zgjedhor”, konstatoi Balla.

Të fundit