Flash News

KRYESORE

Propozimi i këshilltarit të PD: Kokalarit t’i jepet titulli ‘Qytetar Nderi’

Propozimi i këshilltarit të PD: Kokalarit t’i jepet titulli

Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, Beqir Gjika, në mbledhjen e sotme ka kërkuar që Arba Kokalarit, t’i jepet titullu ‘Qytetar Nderi’.

Vajza me origjinë nga Gjirokastra, mbesa e disidentes Musine Kokalari, u zgjodh deputete në Parlamentin Europian nga një parti e vogël në Suedi. Mbetet të shihet nëse propozimi do të miratohet nga këshilltarët bashkiakë të Gjirokastrës.

Arba Kokalari është larguar nga Shqipëria në moshën 6-vjecare. I ati i saj ka shërbyer edhe si ambasador i vendit tonë në Suedi. Kokalari ka premtuar se do të jetë një zë i fortë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Katër vite më parë, në një intervistë për Ilva Tarë, Kokalari e argumentoi angazhimin e saj në politikën suedeze për shkak se është e sinqertë.

“Politikanët duhet të shërbejnë për votuesit, shumë flasin por pak bëjnë. Duhet që të mbash premtimet. Në politikën suedeze është shumë e rëndësishme se kontrollohen gjërat. Kjo funksionon për çdo parti. Shoqëria për mua është një kontratë sociale, nga një anë politikanët dhe në anën tjetër votuesit dhe këta të fundit i japin besim atyre që të shërbejnë dhe kjo kurrë nuk duhet të shkelet. Prandaj unë jam angazhuar në politikën suedeze se e di që është e sinqertë dhe shumë prej nesh që jemi angazhuar atje jemi idealistë, duam të përmirësojmë shoqërinë”, deklaronte Arba.

Të fundit