Flash News

KRYESORE

Propozimi i Metës për KLSH: Premtoj paanshmëri dhe përgjegjshmëri të lartë

Propozimi i Metës për KLSH: Premtoj paanshmëri dhe

Në komisionin e ekonomisë është shqyrtuar dekreti i presidentit për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në seancën dëgjimore kandidatja Vitore Tusha është shprehur për vazhdimësinë KLSH-së, si një institucion i pavarur, por nga ana tjetër ka parë të domosdoshme trajnimin dhe certifikimin e audituesve.

Vitore Tusha është propozuar nga Presidenti i Republikës në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Përpara deputetëve të komisionit të ekonomisë gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese shpreh përgjegjësinë që ndjen për këtë detyrë.

“Besimin që më ka dhënë Kuvendi i Shqipërisë duke më votuar disa herë në funksione të larta kushtetuese unë vazhdimisht e kam vlerësuar me përgjegjshmëri të lartë si një detyrim për të shërbyer në mbrojtje të të drejtave themelore të shtetasve. Mbi të njëjtat parime dhe shumë respekt ju drejtohem ju të nderuar deputetë të më jepni besimin e duke më votuar në rolin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, tha ajo.

Por edhe angazhimin për që Kontrolli i Lartë i Shtetit të jetë një institucion i pavarur. “KLSH-ja duhet të avancojë në ambiciet personale për të arritur në një nivel të lartë pavarësie ekspertize kompetence dhe sjellje etike”, tha Tusha.

Në fund të seancës dëgjimore, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka thënë se ky Komision do të hartojë një raport, të cilin më pas do ta depozitojë në Kuvend. Vitore Tusha është kandiduar në këtë post pas përfundimit të mandatit aktual të kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj. Mandati i kreut të KLSH-së është 7-vjeçar. Gara për zgjedhjen e kreut të KLSH-së nis me propozimin e Presidentit, në fund është Kuvendi që vendos me votë.

Të fundit