Flash News

KRYESORE

Propozimi i PD-së për vettingun në politikë, mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit

Propozimi i PD-së për vettingun në politikë, mblidhet sot

Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet mesditën e sotme për të diskutuar propozimin e paraqitur nga Partia Demokratike sa i takon vettingut në politikë.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, ku bëhet e ditur se krahas mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit të Ligjeve.

“Mbledhje e përbashkët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si dhe e Këshillit për Legjislacionin, për të filluar me procedurën për shqyrtimin e  projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e propozuar nga 44 deputetë të grupeve parlamentare PD, LSI dhe PR”, njofton Kuvendi.

 

Të fundit