Flash News

KRYESORE

Propozimi i PS/ Kandidati merr mandat vetëm nëse fiton më shumë vota se partia? Gjiknuri: Le të dalë veç, do t’i shtrëngoja dorën

Propozimi i PS/ Kandidati merr mandat vetëm nëse fiton më

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka shpjeguar një nga pyetjet e shumëdebatuara së fundmi pas zbardhjes së draftit të PS për Kodin e ri Zgjedhor, nëse listat janë vërtet të hapura apo është një lloj truku.

“Nëse unë jam te lista e kuqe dhe të heq te lista e gjelbër vetëm nëse marr më shumë vota se partia?”, e pyet Sokol Balla në ‘Real Story’.

“Kushtetuta e thotë, partia del me ekip, zgjedhësi ka dy vota dhe ai voton një për partinë dhe një për individin, shumë zgjedhës zgjedhin partinë, jo emrat se aty mund ti dua të gjithë emrat.

Po ke aq vota si individ dil veç. Duket sikur kryetarët e partive vënë njerëz kot , ata i mbledhin votat. Nëse merr më shumë vota se mesatarja e partisë të shtrëngoj votën”, tha Gjiknuri.

Të fundit