Flash News

KRYESORE

Propozimi i PS për Kodin e ri Zgjedhor, Rakipllari: Një mashtrim i madh, listat janë 95% të mbyllura

Propozimi i PS për Kodin e ri Zgjedhor, Rakipllari: Një mashtrim i

Gazetari Robert Rakipllari e ka cilësuar një mashtrim të madh propozimin e PS për Kodin Zgjedhor. Në “Real Story”, gazetari thotë se PS sjell qartazi një sistem që është qartazi 95% me lista të mbyllura.

“Jemi përballë një mashtrimi shumë të madh. PS pas asaj që ndodhi në 5 qershorin dhe u tha se nuk pati konsensus për hapje listash tha se nuk i kemi votat për ta miratuar. Nuk thuhet në kushtetutë se koalicionet ndalohen, por kandidatët prezantohen nga partitë ose zgjedhësit”, tha Rakipllari, ndërsa përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ndërhyri duke thënë se “ajo që propozojnë është se koalicioni nuk bën do propozime, është antikushtuese”.

“Hapja e listave u bë si dëshirë nga sondazhet e publikut, nga nevoja për të miratuar në kuvend dhe pasi ndodhi PS për ti implementuar në kodin zgjedhor jo më pak se 2.3 lista të hapura, PS sjell qartazi është sistem 95% me lista të mbyllura.

Nuk ka lista të hapura. Teorikisht do votojmë për një kandidat, por kur numërohet nuk ka vlerë se primarë renditja e kreut të partisë”, u shpreh Rakipllari.

Të fundit