Flash News

KRYESORE

Propozimi i Ramës për burrat dhunues: Do t’i izolojmë larg shtëpisë, duhet të japin llogari

Propozimi i Ramës për burrat dhunues: Do t’i izolojmë larg

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ashpërsim të ligjit për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

I pranishëm në forumin “Fund dhunës ndaj grave”, Rama propozoi që burrat e dyshuar të izolohen dhe të largohen nga shtëpia për një farë kohe.

Ai tha se pas një muaji, do të bëhet publik që sipas tij në dukje mund të duket kontrovers.

“Duhet të mendojmë për qendra riedukative për burrat që dhunojnë gratë. Duhet të ketë një të mesme që t'i bëjë këta burra të japin llogari për çdo gjë të gabuar kundrejt grave dhe familjarëve të tyre.

Nuk ka ditë që nuk marr mesazh në celular nga një grua e kërcënuar. Duhet të ofrojmë garanci direkte për gratë e dhunuara. Burrat e dyshuar duhet të izolohen dhe të largohen nga shtëpia për një farë kohë, por se ku dhe si kjo, është një pikëpyetje shumë e madhe. Thjeshtë gjeni mënyrën si ta bëni këtë. Por sa gati jemi ne për ta ngritur stekën, për ta parashikuar në legjislacion. Është krim i rëndë kur burri rreh gruan. Në këtë moment që flasim e sigurt që është një grua diku që vuan dhe nuk kërkon dot ndihmë.

“Pas një muaji do të vijmë me një propozim. Mund të jetë kontrovers, por më mirë të kemi propozime se të qëndrojmë vend numëro. Është më mirë të jesh këtu se në parlament, por kjo nuk mjafton”, tha Kryeministri.

Të fundit