Flash News

KRYESORE

"Propozimi i ri i PS-së, asgjë e re", Hajdari: Nuk e pranojmë! Ka më shumë hile dhe truke brenda

"Propozimi i ri i PS-së, asgjë e re", Hajdari: Nuk e

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari, ka komentuar draftin e ri të propozuar nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve.

Në një prononcim për mediat pas bojkotimit të mbledhjes, Hajdari është shprehur se propozimi i ri i PS-së nuk ka asnjë ndryshim nga ai i mëparshmi, thjesht është artikuluar ndryshe me më shumë hile dhe truke brenda.

“Është për t’u keqardhur se si Parlamenti nga një institucion serioz i cili duhet t’i shërbejë qytetarëve dhe Shqipërisë është kthyer në strehë intrigantesh që mendojnë nga mëngjesi deri në darkë se si t’ia hedhin qytetarëve. Ne nuk e pranojmë këtë propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile.

Duam që deputetët t’i vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci që përdor pushtetin për të grabitur vendin e pasuruar një grusht njerezish. Mirëqenia e Shqipërisë kalon vetëm nëpërmjet demokracisë dhe për këtë ne nuk negociojmë”, u shpreh Hajdari.

Të fundit