Flash News

KRYESORE

Propozimi i Trump/ Ja pse zjarrfikësit nuk hodhën ujë nga lart për shuarjen e flakëve në ‘Notre Dame’

Propozimi i Trump/ Ja pse zjarrfikësit nuk hodhën ujë nga lart
Gjatë kohës që katedralja e ‘Notre Dame’ në Paris ishte ende në flakë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump reagoi në ‘Twitter’ duke propozuar hedhjen e ujit nga lart për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nuk ishte vetëm Trump që mendonte për diçka të tillë, por edhe shumë njerëz në të gjithë botën kanë reaguar në rrjetet sociale duke ngritur pyetjen pse autoritetet franceze nuk e ndërmorën atë hap, që mund të shuante më shpejtë flakët. Autoritetet franceze reaguan më pas dhe theksuan se hedhja e ujit do të dobësonte strukturën e katedrales, duke rrezikuar një dëmtim edhe më të madh. Kjo është ilustruar edhe nëpërmjet disa videove që janë shpërndarë në rrjetet sociale, që tregojnë forcën e ujit kur hidhet nga një distancë e konsiderueshme. Pamjet tregojnë se në godina në flakë, ndryshe nga zjarret në pyje, hedhja e ujit me helikopterë apo avion nuk është një zgjidhje e zgjuar.

Të fundit