Flash News

KRYESORE

Propozimi i Trump për mbylljen e Lotarisë Amerikan, a preken aplikuesit e këtij viti? Gazetarja jep detaje

Propozimi i Trump për mbylljen e Lotarisë Amerikan, a preken

Pas sulmit në Manhattan, Donald Trump ka deklaruar se Lotaria Amerikane do të mbyllej. Ende nuk dihet në bëhet fjalë edhe për aplikuesit e këtij viti apo jo. Ndërkohë që gazetarja e  “Zërit të Amerikës” ka është shprehur se deklarata e Trump lidhet me projektin e ri për emigrantët dhe shprehet se nuk e beson që të anulohen edhe aplikimet e këtij viti.

“Nuk e besoj, por nuk mund ta di me siguri, propozimi i Trump pjesë e një pakete të madhe të reformës së emigracionit dhe reformat duan kohë të shqyrtohen nga ana e Kongresit dhe pastaj kalojnë nga Shtëpia e Bardhë”- tha gazetarja për “News 24”.

Pritet që vendimi të prekë edhe procesin që është aktualisht, aplikuesit e këtij viti?

Nuk e besoj, por nuk mund ta di me siguri. Po ta shikosh nga kohëzgjatja që ka marrë diskutimi i kësaj pakete është dorëzuar në senat në shkurt dhe po shqyrtohet sot. Kjo nuk është një veprim i nxituar, por pjesë e një pakete të madhe të reformës së emigracionit dhe reformat duan kohë të shqyrtohen nga ana e Kongresit dhe pastaj kalojnë nga Shtëpia e Bardhë. Është tek pjesa e Kongresit dhe është pjesë e paketës së madhe të emigracionit.

Lotaria amerikane shihet si një nga mënyrat e vetme për të hyrë në SHBA, do ishte ndryshim i madh..

Nuk bëhet fjalë për hyrjen apo për mënyrat ose rrugët që kanë emigrantët për t’u bërë banorë të përhershëm të SHBA-ve. Kjo ishte një nga mënyrat, lidhjet familjare janë tjetër, vizat e punës. Presidenti Trump e tha edhe dje ajo që ai është një parim i meritës jo një lotari e rastësishme që gjithkush mund ta fitojë. Diçka e ngjashme me sistemin e Kanadasë. Është e vërtetë që sot për sot lotaria amerikane është një nga mënyrat e pakta që kanë emigrantët si vende nga Shqipëria të bëhen banorë të përhershëm të SHBA-ve.

A pritet një ndryshim i sistemit që njerëzit të vijnë për të jetuar në SHBA dhe si po e përcjell opinioni publik gjithë këtë?

Siç e thashë në qoftë se propozimi ose ajo që do presidenti realizohet do ishte një sistem i bazuar tek merita, si i Kanadasë. Për sa i përket opinionit publik nuk është një termë që ka jehonë shumë të madhe.

 

Të fundit