Flash News

KRYESORE

Propozimi i Veliajt për të shtyrë Ditën e Verës, ish- ministri i kujton ligjin: Akt i pështirë paligjshmërie! 

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i kujton kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj se festat zyrtare nuk përcaktohen në rrjetet sociale, por janë të vendosura me ligj.

Në një reagim në facebook, Manjani thotë se ligji nuk ja ka lënë të drejtën as të shtyjë e as të vendosë data të reja Kryetarit të Bashkisë!

Reagimi:

Dikush t’i tregojë Kryetarit të Bashkisë Tiranës se dita e verës është ditë feste zyrtare dhe ditë pushimi e vendosur me LIGJ.

Ja ku e ka, në nenin 1, pika g!

Është vendosur me ligj festa dhe pushimi dhe jo me Tëitter, as me FB e as me Instagram. Ligji nuk ja ka lënë të drejtën as të shtyjë e as të vendosë data të reja Kryetarit të Bashkisë!

Populizmi është thjesht akt i pështirë paligjshmërie!

Le pastaj, kur bën sikur po pyet popullin!!! Kur ja zë sheshet e dritën e diellit me kulla nuk ndihet!!

Turp!

Të fundit