Flash News

KRYESORE

Propozimi i Veton Surroit: Si tejkalohet kriza politike pa pasoja për të ardhmen

Propozimi i Veton Surroit: Si tejkalohet kriza politike pa pasoja për

Publicisti dhe veprimtari politik nga Kosova, Veton Surroi i ka bërë apel klasës politikë në Shqipëri të gjejë sa më shpejt një consensus për të zgjidhur krizën politike. Në emisionin ‘Top Talk’, Surroi parashikon se nëse diçka e tillë nuk ndodh, atëherë situata do të përshkallëzohet.

“Kjo situatë jo fort komforte politike, quhet krizë. Kur cilësohet si krizë duhen marrë masat për t’u trajtuar. Kriza aktuale tregon se opozita po përpiqet të delegjitimojë procesin politik në Shqipëri institucionet e saj, ndërsa pushteti po përpiqet të mbajë atë legjitimitet. Mes këtyre dy të vërtetave duhet të ekzistojë një marrëveshje. Sa më parë të bëhet aq më mirë është. Duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët, pasi nëse nuk gjendet do të kemi valët të reja të eskalimit të përshkallëzimit e gjuhës së konfliktit”, u shpreh Surroi.

Asnjëra  nga palët politike nuk ka shfaqur shenja tërheqje nga pozicionet fillestare. Opozita insiston se me Edi Ramen kryeministrit nuk hyn as në zgjedhjet lokale. Mazhoranca, nga anaa tjetër, përkundër retorikave publike, nuk ka marrë ende ndonjë iniciativë për tu ulur për të diskutuar.

Të fundit