Flash News

KRYESORE

Propozimi live në koncertin e Alban Skënderaj, "Ti ke sytë me të cilat dua të shoh botën"

Gjatë koncertit të Alban Skënderaj ka ndodhur një surprizë për një nga vajzate pranishme. Ajo është ngjitur në skenë me pretekstin se është shpallur fituese e një shorteu dhe aty ka përjetuar emocionet e forta, pasi ka dëgjuar fjalët emocionuese të partnerit të vet. Ai i tha asaj se kish qenë forca e tij në momentet më të vështira.

Surpriza ishte kur djali i propozoi martesë vajzës në sytë e 2000 spektatorëve. “Ti ke sytë me të cilat dua të shoh botën”, – ishin fjalët e tij duke prekur të gjithë të pranishmit dhe duke i bërë të shpërthejnë në duartrokitje. Djali u ul në gjunjë dhe i kërkoi të bëhej bashkëshortja e tij dhe Albani i ftoi të qëndronin në skenë për të dëgjuar e kërcyer sëbashku këngën “Unë dhe Ti”, shkruan revista “Who”.

Të fundit