Flash News

KRYESORE

"Propozimi me 6 pika, i mbështetur në rërë", Gjiknuri sfidon opozitën të gjejnë një vend që ka koalicionin që duan: Nuk do shpikim

"Propozimi me 6 pika, i mbështetur në rërë",

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri është shprehur hapja e listave sjell modifikim të koalicioneve. Në një prononcim për mediat pas daljes nga tryeza e diskutimeve, Gjiknuri është shprehur se Opozita nuk gjen dot një model të një vendi europian që ka koalicionin dhe që duan sistemin proporcional me lista të hapura.

Përfaqësuesi i mazhorancës në tryezën e Këshillit Politik, shkoi deri në atë pikë sa sfidoi opozitën jashtëparlamentare, por edhe mediat e publikun e gjerë që të gjejnë një model të tillë, duke shtuar se PS do ta marrë parasysh.

Aman mos gjesh asnjë model, dhe të heqësh dorë nga ato që ke bërë.

E ka të mbështetur në rërë propozimin. Por ne e marrim parasysh koalicionin por ku votuesi të dijë kë voton, dhe jo koalicione që nuk i gjen në asnjë vend. Hapja e listave sjell ndryshim dhe modifikim. Le të gjejnë një vend që ka këtë lloj koalicioni, kërkoni ju kërkoni. Na i gjeni dhe na i thoni.

Ta gjejë publiku një vend europian me këtë model. Kosova, kudo, le ta gjejnë. Nuk pëlqen dhe duhet të bëjmë shpikje jo s’ka.

Propozimi që sollën ata janë alterim i asaj të Kuvendit. Drafti është për votim. Nëse i merr votat i kalon, nëse nuk i merr atëhere nuk i kemi votat. Besoj do kalojë. Jam i bindur që do kalojë.

Ky është procesi demokratik”, ka thënë Gjiknuri.

Të fundit