Flash News

KRYESORE

Propozimi i papritur i KQZ për zgjedhjet lokale: Të votohet partia, jo kandidati për kryebashkiak

Propozimi i papritur i KQZ për zgjedhjet lokale: Të votohet partia, jo

KQZ kërkon që kryetarët e bashkive në zgjedhjet e ardhshme lokale të mos zgjidhen si individë, por nga Këshillat Bashkiakë e jo më drejtpërdrejtë nga vota e qytetarëve.

Këtë propozim, edhe pse jo si dokument zyrtar, KQZ ia ka dërguar dy bashkëkryetarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashit dhe Blendi Çuçit. Sipas KQZ reforma zgjedhore duhet të shikojë mundësinë e ndryshimit të sistemit zgjedhor aktual në zgjedhjet lokale duke e bërë atë një sistem proporcional vendor.

Nëse ky propozim merret në konsideratë nga forcat politike do të thotë që qytetarët nuk votojnë drejtpërdrejtë kandidatin për kryebashkiak, por partinë që ai përfaqëson. Pra, do të jetë një fletë votimi vetëm me siglat e partive politike, e njëjta formulë që zbatohet sot për zgjedhjet e deputetëve.

Materiali prej 13 faqe i është dërguar Kuvendit dhe justifikohet me faktin se ka më pak kosto për buxhetin e shtetit pasi do të votohet vetëm në një vlerë votimi si dhe do të ketë më shumë femra në Këshillat Bashkiakë. Panorama.

 

Të fundit