Flash News

KRYESORE

Propozimi për mosdënimin e përdoruesve të drogës, reagon Ylli Manjani: Po legalizoni tregun e zi

Propozimi për mosdënimin e përdoruesve të drogës,

Propozimi nga Partia Socialiste për mosdënimin e përdoruesve të drogës, ka ngjallur reagime të shumta.

Një ndër to është dhe ish-ministry i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili shprehet se nëse merret ky vendim, atëherë do të legalizohet tregu i zi.

Manjani shprehet se dhe ai vetë ka qenë propozues i dënimit të përshkallëzuar të “komunitetit” përdorues, prodhues dhe tregëtues të drogës, por  jo që të përjashtohen fare nga dënimi.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Një propozim që legalizon një poshtërsi

Ka një propozim, ndër të tjera, të mos dënohen përdoruesit e drogës. (Të paktën ky është përceptimi mediatik i propozimit).

Duket si diçka pozitive në pamje të parë. Në fakt unë kam qenë propozues i dënimit tē përshkallëzuar të “komunitetit” përdorues, prodhues dhe tregëtues të drogës. Por jo përjashtues fare nga dënimi.

Përjashtimi nga dënimi është krejt tjetër gjë nga përshkallëzimi i dënimit! Me gjyqtarët e Krimeve të Rënda konkluduam qartësisht në favor të përshkallëzimit dhe jo përjashtimit të dënimit.

Përjashtimi nga dënimi për qëllim përdorimi është në fakt LEGALIZIM i tregut të zi të drogës!

E thënë më thjeshtë: një përdorues që nuk dënohet, do kërkojë drogë në treg. Por tregu i ligjshëm nuk ka, sepse tregëtia e drogës nuk lejohet. Prodhimi që të furnizojë tregun, jo e jo!

Atëhere përdoruesi do ti drejtohet tregut të zi. Pra indirekt mos dënimi i përdoruesit njeh dhe legalizon edhe tregun e zi!!!

Mendojeni se me çfarë “gëzimi” e presin këtë ligj spacatorët e drogës nëpër shkolla apo lokale nate!

Ja ku të çon një propozim i pa studiuar, për qëllime krejt politike!

Nëse propozohet legalizimi i drogës nuk është vetëm Kodi Penal që ndryshohet. Përkundrazi ai është i fundit në radhën e ndryshimeve ligjore.

Pyetja e vërtetë mbetet: vërtetë duam ta legalizojmë këtë poshtërsi?!

Vendimmarrës! Mendojeni mirë këtë gjë!!!

 

Të fundit