Flash News

KRYESORE

Propozimi që ka Lubonja për PD: Jo rikthim i Berishës, por një parti që vepron ndryshe  

Propozimi që ka Lubonja për PD: Jo rikthim i Berishës, por

Fatos Lubonja, në një opinion për të përditshmen Panorama, është marrë me një 'ngërç alternativash' që i bën njerëzit të pakënaqur me pushtetin e Ramës, por mosbesues ndaj opozitës së Bashës. Duke iu referuar një interviste të Arben Imamit, i cili ka kërkuar një rikthim të Berishës për të bashkuar partinë, Lubonja thotë se kjo nuk është zgjidhja. Pavarësisht ceneve të Bashës, thekson analisti, një lider i fortë nuk është zgjidhja. Është vlerësim gabim i krizës shumëplanëshe ku gjendet PD të mendosh se kjo vjen nga lideri i pafuqishëm, vlerëson Lubonja.

Shkruan Lubonja:

"Nuk është mungesa e liderit autoritar të tipit Berisha apo Rama ajo që i mungon PD, por pamundësia për të tërhequr rreth vetes njerëzit që kërkojnë ndryshim. Dhe kjo jo për shak të paaftësisë apo pafuqisë së Bashës për të përbashkuar PD, por për shkak të mëkatave të asaj të kaluare që disa duan të na rikthejnë me rikthimin e Berishës.

Sot nuk kemi nevojë për një rikthim të Berishës në krye të të gjithë mëkatarëve të PD-së, por për një parti, jo thjesht opozitë, që vepron e sillet ndryshe: duke denoncuar e duke u kthyer kurrizin oligarkëve dhe duke e kthyer fytyrën nga njerëzit që po vuajnë prej tyre."

 

Të fundit