Flash News

KRYESORE

Propozimi surprizë i Bashës në mbledhjen e Kryesisë: një grup pune politik ku të përfshihen edhe 'disidentët' 

Propozimi surprizë i Bashës në mbledhjen e Kryesisë:

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka propozuar në mbledhjen e Kryesisë ngritjen e një grupi pune politik, i cili do t'i hapë rrugën thirrjes së Kuvendit Kombëtar të PD. Grupi, sipas idesë së shefit të opozitës, do të përbëhet nga dy nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm, Sekretari i Burimeve Njerëzore dhe Sekretari Organizativ.

E reja e propozimit tw Bashës ka qenë fakti se në këtë grup pune është kërkuar përfshirja e 'disidentëve' të përfaqwsuar nga Arben Imami dhe Gent Malko. Roli i tyre është i parashikuar si i garantorëve të një procesi përfshirës.

Grupi, i thanë Politiko.al burime në PD, do të shërbejë si kanalizues i çdo propozimi të strukturuar për statutin e partisë. Pas ideve dhe propozimeve që do të vijnë gjatë kësaj periudhe, formatimin e tyre  në një variant unik apo alternativ, do ta bëjë Sekretari i Çështjeve Ligjore.

Kur procesi të ketë përfunduar do të mblidhet Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, për të shkuar më tej edhe në thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Të fundit