Flash News

KRYESORE

Propozoi Bahri Shaqirin për kreun e KLSH-së, reagimi i parë nga PS kundër Metës: Ka një problem serioz kushtetues

Propozoi Bahri Shaqirin për kreun e KLSH-së, reagimi i parë nga

Vjen reagimi i parë kundër propozimit të presidentit Ilir Meta për kreun e KLSH-së nga mazhoranca.

Deputeti i PS, njëherësh kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet kundër propozimit të Metës që Bahri Shaqiri të jetë kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi sipas tij është një figurë politike, nga LSI, si dhe ka një problem serioz kushtetues.

“Kushtetuta e përcakton qarte si kriter te kandidatit per drejtimin e KLSH, ekspertizen ne fushen e financave. Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI dhe kete mund te kete pasur parasysh kryetari ne distance i LSI, Presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para s'ka te dhena publike per kete aktivitet dhe e dyta edhe sikur te na i vinte ne dispozicion keto te dhena LSI-ja, prapeseprape kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues te kandidatures”, shprehet ndër të tjera Manja.

Reagimi i plotë:

Presidenti IM sot dekretoi propozimin e kandidatures se Bahri Shaqirit per ne krye te KLSH . Pertej faktit te te berit politike , sinqerisht nuk arrij ta kuptoj pse qenka kaq e veshtire per ta lexuar shqip ne germe dhe fryme Kushtetuten e RSH ?

Kandidatura e Bahri Shaqirit per Kontrollin e Larte te Shtetit, pervecse eshte nje kandidature me profil te larte politik pasi vjen nga forumet drejtuese te LSI, ka edhe nje problem serioz kushtetues. Kushtetuta e percakton qarte si kriter te kandidatit per drejtimin e KLSH, ekspertizen ne fushen e financave. Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI dhe kete mund te kete pasur parasysh kryetari ne distance i LSI, Presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para s'ka te dhena publike per kete aktivitet dhe e dyta edhe sikur te na i vinte ne dispozicion keto te dhena LSI-ja, prapeseprape kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues te kandidatures. Madje mund ta komplikonte ate. Natyrisht ky eshte thjesht nje opinion personal juridik, po per sa i takon Komisionit te Ligjeve e shoh realisht te pamundur driten jeshile per zotin Shaqiri. Per te cilin kam respekt per si e ka drejtuar SHISH-in ne kohen kur qeverisnin zoti Berisha bashke me zotin Meta. Nderkohe eshte shqetesues fakti se ne menyre te perseritur, per te disaten here radhazi, Presidenti Meta po manifeston nje mungese te theksuar vullneti per ta lexuar shqip Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ky po qe eshte nje problem edhe me i madh se sa pamundesia per t'i dhene OK kandidatures se keshilltarit te tij.

https://politiko.al/meta-propozon-bahri-shaqirin-per-kreun-e-ri-te-klsh-keshilltarin-e-tij-per-sigurine/

Të fundit