Flash News

KRYESORE

Propozoi shtetësinë për dy indianët, ministri Klosi nuk u jep përgjigje gazetarëve

Propozoi shtetësinë për dy indianët, ministri Klosi nuk u

Gazetarët e pranishëm në Pallatin e Kongreseve, ku po zhvillon mbledhjen Partia Socialiste, kanë ndalur për një moment ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, i cili ka propozuar dhënien e nënshtetësisë për dy biznesmenët indianë të shumëkërkuar.

“Zoti Klosi, në ç’kushte e keni dhënë propozimin për të marrë shtetësinë dy vëllezërit indianë? I keni bërë verifikimet”, u pyet Klosi nga gazetarja. Por ministri refuzoi të përgjigjej konkretisht: ““Do të kemi patjetër një përgjigje për të gjithë ju. Do t’jua japim përgjigjet.”

Ka qenë Blendi Klosi, në cilësinë e ministrit të Turizmit, që ka dorëzuar në Presidencë propozimin për dhënien e nënshtetësië shqiptare dy biznesmenëve indianë, Nitin dhe Chetankumar Sandesara, të shpallur në kërkim nga India për mashtrime bankare.

Të fundit