Flash News

KRYESORE

Prostitucion me emrin e Ferdinand Dedës, Shpëtim Saraçi apel të birit nga SHBA: Toni, zhduke këtë paturpësi!

Prostitucion me emrin e Ferdinand Dedës, Shpëtim Saraçi apel

Dy ditë më parë, emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ denoncoi sesi një shoqatë, e cila mbante emrin ‘Ferdinand Deda’ rekrutonte vajza me qëllim shfrytëzimin për prostitucion në Maqedoni.

Për këtë ngjarje, ka reaguar dje këngëtari Elton Deda, i cili thotë se nuk e di sesi kjo shoqatë është regjistruar në Gjykatë pa dijeninë e familjarëve, teksa i premton të atit se do të bëjë ç’është e mundur t'a heqë imazhin e tij nga ajo vulë dhe nga ai aktivitet.

Nga ana tjetër, miqtë e tij artistë i kanë shprehur solidaritetin Elton Dedës përmes rrjeteve sociale, mes tyre edhe kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi, i cili jeton tashmë prej kohësh në SHBA.

“Forca Toni. Zhduke këtë paturpësi. Maestros (së vërtetë të kombit) i ka borxh e gjithë Shqipëria e jo vetëm...Sa nostalgji....eeeeeeehhhhhhh.....

Pushoftë në paqe mjeshtri.

Përqafime shumë”, shkruan kompozitori.

Të fundit