Flash News

KRYESORE

Prostitucion, trafik, marrëdhënie seksuale me dhunë. Kush është lezhjani me identitet të shumëfishtë i kërkuar nga drejtësia italiane

Prostitucion, trafik, marrëdhënie seksuale me dhunë. Kush

Një 47 vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës për shkak se rezulton i dënuar me 12 vite burg për disa vepra penale. I arrestuari është Kastriot Marku, i cili përdorte disa emra për t’i shpëtuar policisë.

Ai është akuzuar për veprat penale,  “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qenieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm”.

Marku ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg për katër veprat penale që akuzohet. Pas arrestimit Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Të fundit