Flash News

KRYESORE

Prostituonin online në Tiranë, arrestohet administratorja e studios, 5 femra dhe një burrë

Prostituonin online në Tiranë, arrestohet administratorja e studios, 5

Policia e Shtetit ka finalizuar gjatë natës operacionin e quajtur, “Chat line 3", duke vënë në pranga 7 persona, 6 femra (përfshirë administratoren e studios) dhe një burrë.

Janë arrestuar nga policia:

- Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios "Chat Line".

- Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë.

- Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

- A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

- E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

- K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.

- A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja :

- B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet "Adult Work", aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin "Bajram Curri".

Sekuestrohen në cilësinë e provës material :

- 9 njësi kompjuteri.

- 9 ekrane kompjuteri.

- 9 kamera për komunikim video online.

- 2 lap-topë.

- 16 lodra plastike të seksit

- sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.

Dosja me materialet i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për akuzat e "Shfrytëzim të Prostitucionit" dhe "Mbajtjes së lokaleve për prostitucion", për Dafina Tresa, për veprën penale "Shfrytëzim i Prostitucionit", për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset Xh.B., A.B., E.D., K.B., A.K., dhe E.D., për veprën penale të "Prostitucionit". 

 

Të fundit