Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Protesta, 12 studentë shpjegojnë se çfarë po ndodh: kush na përçan; pse nuk ndalemi; cilat janë planet?
Ekipi i gazetarëve të Politiko ka bërë një pyetësor me 12 studentë të cilët i janë përgjigjur pyetjeve: a vazhdon protesta? a është përçarë? si e shihni vazhdimin, duke patur parasysh festa, pushimet, motin?
Të gjithë janë të sigurt për vazhdimin; nuk ka rëndësi tani apo edhe me fillimin e vitit të ri shkollor. Përçarja përmendet vetëm në një rast dhe, më shumë se politika fajësohen pedagogët dhe drejtuesit e Fakulteteve dhe Universitetit. Estela Nazarko, studentja e parë që kërkoi që protestës t'i bashkoheshin edhe qytetarët, thotë se mendimi i përçarjes vetë është përçarja më e madhe. Ka edhe radikalë ndër ta, që kërkojnë të pushtohen pesë pikat kyçe në Tiranë duke bllokuar qytetin.
Përçarja më e madhe në këto momente është mendimi se po përçahemi
Sot numri i protestuesve është i reduktuar. Nëse duket se studentët i janë kthyer jetës normale, po të shikosh në rrjete sociale flitet për të gjetur një zgjidhje.Përçarja më e madhe në këto momente është mendimi se po përçahemi. Nesër pritet diçka madhështore, shpresojmë, ka njoftuar Shkodra dhe Korça që do na bashkëngjiten!
Kemi bërë thirrje për gjithë qytetarët. Në qoftë se nuk marrim zgjidhje para pushimeve, besoj se nëse protesta vazhdon do jetë si në fundjavë!
*Estela Nazarko, Fakulteti i Mjekësisë
Nuk negociohen të drejtat minimale
Protesta do të vazhdojë edhe më e fuqishme. Studentët nuk kanë si të përçahen kur kërkesat që ata kanë janë minimale. Të vazhdojmë me kërkesa për konvikte, kërkesa që i kanë kërkuar prindërit tanë në vitin '90 dhe sot në '18 të vazhdojmë po prapë me të njëjtat kërkesa, nuk është normale. Ne do vazhdojmë të protestojmë për të drejtat tona. Dhe dialog, negociata për të drejtat minimale nuk ka, sepse ne asnje vend te botes te drejtat minimale nuk negociohen.
Xhuljan Guçe, Kryetari i Këshillit Rinor, Shkencat e Natyrës
Sa më shumë na bëjnë lojra aq më shumë rrezikojnë
Perkundrejt deshires time dhe shume mbeshtetesve te zjarrte te idese se protestes per arritjen e qellimeve te studenteve protesta u perça disi. Ka pasur interesa te erreta qe kontrolluan gjerat nga prapa dhe sfumuan ate frymen dhe energjine e diteve te para. Me vjen shume keq qe eshte keshtu, pasi ne kokëfortesine politike qe jetojme ne ketu ishte e vetmja menyre qe ne studente te dilnim nga situata ku jemi katandisur. Por me shume se u perçane, mendoj se studentet u lodhen dhe u bezdisen pasi si Shqiptare nuk kemi kulturen e protestes dhe rezistencen qe duhet si studentet Kolumbiane qe protestuan 10 jave apo si jelekverdhet Franceze qe vazhduan deri sa ia dolen te detyronin qeverite e tyre te plotesonin kushtet e kerkuara .
Megjithate shpresa nuk ka humbur plotesisht. Deshiroj dhe shpresoj qe te gjithe studentet ta kuptojne qe eshte kritike dhe e domosdoshme te ringrihemi dhe ta çojme deri ne fund ate gje te bukur qe nisem e cila nuk ishte pare ndonjehere prej 28 vitesh. Jo vetem per ne po edhe per brezat qe do vijne. Shpresoj vertet.
Festat e fundvitit jane nje faktor tjeter qe eshte ne disavatazhin tone. Jam i sigurt qe kryeministri Rama e ka parasysh kete nderkohe qe vazhdon luan bllofin duke pritur dorezimin tone. Por nuk eshte faktor determinant. Ai mllefi i mbledhur i studenteve shpertheu tashme dhe ne te ardhmen do te jete shume me e lehte te mblidhemi perseri. Tabuja 28 vjecare u thye. Mos mendoje njeri se kur te jemi kthyer ne janar çdo gje do te jete harruar. Perkundrazi. Sa me shume na refuzojne dhe na bejne lojra aq me shume rrezikojne.
-Plani eshte per vazhdimin e protestes deri ne plotesimin e 8 kerkesave pa kushte. Kryeministri nuk e do kete pasi nuk do te perulet para studenteve dhe te krijoje nje precedent ne te ardhmen ne kete vend te mbushur plot me pakenaqesi. Une personalisht mbeshtes nje grup qe kerkojne pershkallezim te protestes duke bllokuar 5 kryqezime kryesore ne Tirane deri ne paralizimin e qytetit. Ne kete menyre ushtrojme presion te madh dhe te mirëfillte mbi qeverine dhe rritet mundesia qe kushtet tona te plotesohen shpejt nga ata per te shmangur kaosin qe do krijohet (shembulli i Frances). Ndoshta mund te me thoni ç'faj kane qytetaret qe do pengohen ne punet e perditshme. Sakrifice! Asgje nuk fitohet pa sakrifice. Po e perseris pasi eshte shume e rendesishme. Historia ka treguar qe gjithmone, duhet te sakrifikojme per te fituar dicka me te madhe. Dhe besoj se ne rast te nje pershkallezimi te tille qytetaret do na kuptojne pasi jane prinder qe duan nje te ardhme me te mire per femijet e tyre, per kete vend.
*Soven Sheme, Fakulteti i Mjekësisë
E hëna e nxjerr në pah gjendjen e protestës
Në fakt vihet re një lodhje. Dhe fakultetet po mundohen të ngrejnë grupe komunikimi. Në parim duket se të gjithë janë për vazhdimin e bojkotit të mësimit.Dyzimi qëndron tek 'dialog apo jo dialog?'.
Ka pas një tentativë te Mjekësia për dialog me KM nga një grup studentësh, por Këshilli Studentor e ka neutralizuar. E hëna e nxjerr në pah gjendjen.
*Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare
Edhe nëse ndalon për festa, vijmë prapë pas pushimeve
Protesta vazhdon. Nuk mendoj se eshtë perçare perderisa te gjithe kane vetem nje qellim: plotesimin e 8 pikave. Me sa shohim ne protesta do vazhdoje te pakten deri ne mbyllje te ketij viti shkollor duke shpresuar qe do plotesohen kerkesat, ndersa po nuk u plotesuan deri per festa besoj se do stopoje, ndoshta per te filluar me vone pas pushimeve, sepse shumica nga studentet do ikin neper shtepi dhe te tjeret me pushime jashte.
*Studente e Fakultetit të Drejtësise, Viti III
Nuk e ka më entuziazmin e ditëve të para
Protesta do vazhdoje deri ne plotësimin e 8 pikave qe studentët i kane kerkuar Ministrise. Nuk mund te them se është perçare, por mund te them se nuk e ka me ate entuziazmin e diteve te para, kjo per arsye nga me te ndryshmet. Nuk e di si do të vazhdojë në vijim, por shpresoj shumë qe t'i jepet zgjidhje para festave.
*A.Q. Studente, Inxhinjeri Mjedisi, Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit
Nuk po na përçan politika, por pedagogët dhe drejtuesit
Protesta vazhdon edhe pse ne nga nje numer me i vogel studentësh. Edhe pse thuhet qe jemi te gjithe te vendosur dhe te bashkuar, ajo eshte perçare dhe jo nga ana politike, mendoj po nga ana e kercenimeve nga pedagoget dhe rektoret duke mos pasur me te drejten per te qene e lire ne proteste ...
Duke ditur qe je ne proces arsimimi dhe rrezikon mosdiplomimin...ndersa te tjere me rrezikimin e vendit te punes, qofte prinder apo te aferm. Vazhdimin e protestes, aq me teper ne kete periudhe festash nuk e shoh aq te forte dhe aq këmbengules, edhe pse nuk e di mendoj qe shpirti i studentit do kete triumf..Nuk u lodhem kot. Jam e sigurt mos sot neser..
*K. Gj. Studente e Regjisurës, Akademia e Arteve
Nuk ka përçarje por diversitet; do të vazhdojmë
Protesta po vijon për të 12-tën ditë dhe do vijojë pa ndërprerje deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat. Ato janë thelbësore për t'u shkolluar në kushte normale dhe për të qenë produktiv për shoqërinë.
Si çdo portestë, ka njerëz të shumtë, me qëndrime dhe statuse të caktuara, por që në fund mbizotëron fryma e unitetit dhe vendosmërisë për të përmbushur të teta kërkesat. Këto janë bazike, por në vijim do të paraqiten të gjitha pikat që duhen ndryshuar lidhur me univeristetet, prandaj nuk mund të flitet për përçarje, por diveristet në të menduar e vepruar.
Pavarësisht motit, festave, deri më tani është treguar se studentët mbeten të vendosur dhe e kanë mbushur sheshin çdo ditë. Këtë javë protesta do të vazhdojë me të njëjtin intensitet, deri në plotësimin e 8 kërkesave bazë.
*Geri Emiri, Student, Gazetari, Universiteti i Tiranës.
Nuk ka përçarje, sepse secili përfaqëson veten
Protesta vazhdon!
Per aq kohe sa qellimi per te cilin ne jemi ngritur ne proteste nuk eshte realizuar akoma, dhe nuk eshte ndermarre asnje veprim me i vogli per realizimin e tyre sigurisht, qe protesta vazhdon.
Persa i perket perçarjes, nuk e shoh te arsyeshme t'i pergjigjem sepse nese une si individ i jam bashkuar protestes, i jam bashkuar sepse aty perfaqesoj veten, qellimi i perbashket eshte ai qe me lidh me pjesen tjeter te studenteve. Askush tjeter nuk me perfaqeson mua aty, sikurse as une nuk perfaqesoj te tjere, pra me kete dua te them qe nese neser ose pasneser une vendos te mos i bashkohem protestes, e vendos per veten time, dhe jo per te tjere. Pikerisht per te mos krijuar te tilla keqkuptime nuk kemi vendosur koordinatore.
Sigurisht, duke qene dhe muaji i fundit qe perkon dhe me festat, per t'u treguar e sinqerte eshte pak e veshtire, sepse nje numer i konsiderueshem studentësh jane nga rrethet dhe me te drejte festat do duan t'i kalojne prane familjareve. Ama keto dite kane qene deshmi qe kjo proteste nuk eshte vetem e studenteve, por e cdo qytetari, ajo e ka sfiduar motin dhe padyshim sfidon dhe çdo dyshim qe protesta mund te ndalet per shkak te festave. Nese do na duhet te sakrifikojme do e bejme, do e bejme sepse, siç e kemi thene, me mire te protestojme sot dhe te mos pendohemi neser.
Gjithsesi, duke qene se une perfaqesoj veten time dhe protestoj per te drejtat e mia di te them qe do mundohem te bej pjesen time, te protestoj derisa te arrihet qellimi.
Ne emer te te tjereve nuk kam asnje lloj tagri qe te flas.
*N. P., Studente e Juridikut*
Nuk ka pengesa, do të vazhdojmë pavarësisht motit dhe festave
Patjetër protesta vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të plotesohen 8 kerkesat.Ky numër i vogël i protestuesve është për shkak të pushimeve pasi gjatë ditës së shtunë dhe të dielë shumë studentë që studiojnë në Tiranë kthehen në shtëpitë e tyre në rrethe.
Për sa i përket festave dhe pushimeve nuk është akoma e vendosur si do të vazhdojë, pasi mund ta ndërpresim gjatë kësaj periudhe dhe mund ta vazhdojmë në janar kur të fillojë shkolla. Ndërsa përsa i përket motit, kurrë s’ka qenë një pengesë.
*Genti Xhetani, Student i Inxhinierisë Elektrike, Universiteti Politeknik
Nuk i ndahemi qëllimit tonë
Protesta vazhdon, nesër do jetë përsëri bojkotimi i fakulteteve. Nuk mendoj që është përçarë, thjesht fundjavave shumë studentë kthehen në familjet e tyre në rrethe dhe nuk kanë mundur të bëhen pjesë e protestës. Ne jemi të vendosur, ndoshta mund të bëhet një pauzë për shkak të festave po një vit i ri na pret. Qëllimit tonë ne nuk i ndahemi derisa të përmbushen që të gjitha kërkesat tona.
*Ambra Leka “Administrim dhe Politika Sociale”, Fakulteti i Shkencave Sociale
Jam optimist për nesër, për Bashkimin Kombëtar Studentor
Ndoshta situata duket e zbehtë, por kështu u duk edhe të mërkurën, për t’u bashkuar sërish të enjten.Kjo luftë përbëhet nga beteja, ku herë do goditemi dhe here do godasim, por jam i sigurtë që më shumë kemi goditur.
Normalisht ka ndikuar dhe fundjava, por jam shumë optimist për nesër, për bashkimin kombëtar studentor.
*Antonio Qyrsaqi, Master “Inxhinieri Ekonomike, Universiteti Politeknik
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38