Flash News

KRYESORE

Protesta/ 1800 policë rrethojnë Kryeministrinë, protestuesit e parë mbërrijnë në Tiranë

Protesta/ 1800 policë rrethojnë Kryeministrinë, protestuesit e

Rreth 1800 policë kanë rrethuar Kryeministrinë dhe godinat e tjera shtetërore që ndodhen në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për shkak të protestës së planifikuar nga opozita. Efektivët e forcave ‘Shqiponja’, Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë nga policitë e rretheve mësohet se ndodhen në gatishmëri në kryeqytet, në rast të ndonjë incidenti.

Ndërkohë, kanë filluar të mbërrijnë në Tiranë protestuesit e parë nga qytete të ndryshme të vendit.

Protesta e opozitës do të nisë rreth orës 11:00, përpara Kryeministrisë, ku qytetarët do të kërkojnë largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë. Kryeministri akuzohet për ndikim në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017-të dhe largimi i tij do i hapte rrugë krijimit të një qeverie tranzitore.

Të fundit