Flash News

KRYESORE

Protesta/ Arta Markut në kryeministri, në takim edhe tre zyrtarë të tjerë të lartë

Protesta/ Arta Markut në kryeministri, në takim edhe tre zyrtarë

Zbardhen detaje të tjera lidhur me takimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku këtë mëngjes në kryeministri.

Makina e saj me targë AA747VA është parë rreth orës 09.00 të mëngjesit në hyrje të godinës së kryeministrisë.

Mësohet se në këtë takim, kanë qenë pjesë edhe kreu i SHISH Helidon Bendo, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Po ashtu, mësohet se ky takim është thirrur nga vetë Rama, rreth shtatë orë pas protestës së mbrëmshme të opozitës së bashkuar, e shoqëruar me momente tensioni dhe incidente, përfshirë edhe arrestimin (i liruar pas disa orësh) të Sekretarit Organizativ të PD, Sahit Dollapi.

Aktualisht, po zhvillohet sërish një protestë para Drejtorisë së Policisë, ku qytetarë të shumtë, shoqëruar edhe nga ish deputetë të PD dhe aleatë të opozitës kërkojnë lirimin e të arrestuarve gjatë gjithë natës së mbrëmshme nga policia.

Të fundit