Flash News

KRYESORE

Protesta/ Basha thirrje shqiptarëve: Dilni si njerëz të lirë. Kriminelët janë në qeveri dhe parlament

Protesta/ Basha thirrje shqiptarëve: Dilni si njerëz të

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ka ftuar gjithë shqiptarët të bashkohen si njerëz të lirë në protestën e sotme të thirrur në orën 20.00.

“Si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, të gjithë bashkë sonte në orën 20:00 në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Basha në faqen e tij në facebook.

Basha e shoqëron shkrimin edhe me një video ku, sipas tij, janë rreshtuar të gjitha arsyet përse shqiptarët duhet të bëhen bashkë kundër qeverisë.

“Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua. Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen”, thotë Basha.

Kujtojmë se opozita ka kërkuar leje për një protestë marshim, ndërsa policia i ka dhënë leje nga ora 20.00 deri në 24.00.

Të fundit