Flash News

KRYESORE

Protesta brenda UKT-së, PD: Kriminale! Rama-Veliaj gënjyen për furnizimin me 24 orë ujë (VIDEO)

Protesta brenda UKT-së, PD: Kriminale! Rama-Veliaj

Disa qytetarë kanë protestuar ditën e sotme në ambjentet e brendshme të institucionit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë me brohoritjet "Duam ujë! Duam ujë!.

Lidhur me këtë protestë ka ardhur një reagim dhe nga Partia Demokratike, Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi shprehet se qytetarët e Tiranës paguajnë ujin më shtrenjtë nga të gjithë, por nuk kanë ujë në çezma.

Sipas saj, gjatë 5 viteve në krye të Bashkisë së Tiranës Veliaj nuk bëri asnjë investim domethenës për zgjidhjen e furnizimit me ujë të kryeqytetit dhe harxhon miliona euro për propagandën dhe imazhin e tij të rremë.

Postimi i plotë: 

Banorët e kryeqytetit e paguajnë ujin më shtrenjtë nga të gjithë, por nuk kanë ujë në çezma.

Gjendja është rënduar shumë prej 3 ditësh, por Erion Veliaj bën sikur nuk i dëgjon ankesat e qytetarëve.

Gjatë 5 viteve në krye të Bashkisë së Tiranës ai nuk bëri asnjë investim domethenës për zgjidhjen e furnizimit me ujë të kryeqytetit, megjithëse e rriti disa herë çmimin e ujit.

Bashkë me Edi Ramën, #gënjyen për furnizimin me 24 orë ujë. Në mes të Tiranës, njerëzit po blejnë ujë edhe për të shkuar në tualet, sepse Erion Veliaj harxhon miliona euro për #propagandën dhe imazhin e tij të rremë.

Në kushtet e #pandemisë, mungesa e ujit është #kriminale, veçanërisht, kur për 3 ditë nisin #shkollat.

Protesta sot për të kërkuar ujë në Zyrat e Ujësjellësit Tiranë meriton një duartrokitje.

Banorët e Tiranës po e #refuzojnë modelin e drejtimit nga Erion Veliaj dhe Edi Rama

https://www.facebook.com/559294428/posts/10158809750324429/?extid=DNQqw4cHP7k27DpL&d=n

Të fundit