Flash News

KRYESORE

Protesta? Dashamir Shehi: Kjo nuk është tamam e duhura; policia s’ka nevojë të rrahë një njeri të shtrirë

Protesta? Dashamir Shehi: Kjo nuk është tamam e duhura; policia

Dashamir Shehi, kreu i LZHK është bërë pjesë e protestës së sotme para Drejtorisë së Policisë. Në një prononcim për mediat, Shehu komentoi protestën e orëve të fundit në kryeqytet, ku nuk munguan edhe incidentet e dhunës dhe hedhja e gazit lotsjellës nga policia.

“Vazhdimi i protestës është ngritja e mëtejshme e saj. Urojmë që t’i vijë arsyeja. Në protestën e fundit nuk ka nevojë të rrihet një njeri që është i shtrirë, kjo do të thotë se i kanë karikuar me psikologjinë se këta janë armiqtë, duan të na marrin karrigen. Ata janë punëtorë të shtetit, një pjesë aq dinë, por në fakt armiqtë janë tjerë.  Ata janë ushtarakë të ndershëm, me qetësi apeloj të mos dëgjojnë një bandë që kanë marrë ca lekë dhe mendojnë se do qeverisin gjithmonë Shqipërinë”, tha Shehi.

I pyetur se a është kjo mënyra e duhur për të bërë qëndresë, Shehu tha: Kjo nuk është tamam e duhura, se e duhura është kur të mbushet kjo rruga nga këtu te Unaza e Tiranës, s’ka arrit akoma, por dalëngadalë po vjen, po i vjen dita”.

Të fundit