Flash News

KRYESORE

Protesta dhe debatet për maturën, Shahini reagon një ditë para provimit të matematikës: Stër-politizim i tmerrshëm që shpërqëndroi nxënësit

Protesta dhe debatet për maturën, Shahini reagon një ditë

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar në lidhje me protestat dhe debatet e forta sa i përket provimeve të maturës shtetërore, të cilat janë konsideruar si jashtë programit.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, debatin e ditëve të fundit për provimet e maturës, Shahini e cilëson “një stër-politizim të skajshëm dhe të tmerrshëm”.

Sipas ministres ky debat shpërqendroi nxënësit nga puna që duhet të bëjnë për t’u përgatitur për provimet e radhës dhe keqinformoi në debatin kombëtar për arsimin.

“Një debat tjetër që unë besoj duhet të ndodhë, është i domosdoshëm, jo nga politikanët por ekspertët e fushës, është debati për mënyrën se si po zhvillohet gjuha shqipe, se si po zgjerohet ajo, se si po zhvillohet letërsia shqipe, dhe se si po u mësohet gjuha dhe letërsia shqipe nxënësve në shkollat tona. Ky është një debat që duhet të ndodhë nga njerëz që e njohin gjuhën shqipe, kanë studiuar letërsinë, por e njohin edhe shkollën, e njohin edhe universitetin. Pra, janë njerëz të fushës që dinë ta adresojnë këtë çështje në një mënyrë produktive, që mund ta përkthejmë pastaj në politika arsimore”, tha Shahini.

Për protestat e ditëve të fundit Shahini komentoi: “Me sa pashë të premten para Ministrisë, kishte studentë të vitit të fundit në universitet, pjesë e strukturave të partive opozitare, të cilët e kanë bërë Maturën Shtetërore para 7-8 viteve, shumë para se të futej në funksion kurrikula e re. Kam parë gjithashtu dje që para Ministrisë kishte dalë një burrë, i cili kishte sharë e ofenduar duke përdorur fjalët më të këqija të mundshme. Unë jam e bindur që maturantët tanë nuk identifikohen me këta persona”.

Kujtojmë se sot në protestë, përveç maturantëve të Tiranës, dolën edhe ata të Lezhës me kërkesë për të ribërë provimin e Letërsisë.

https://politiko.al/nuk-jemi-kavie-eksperimentale-pas-tiranes-ne-proteste-edhe-maturantet-e-lezhes-testi-i-letersise-i-ngritur-mbi-nje-absurd/

 

Të fundit