Flash News

KRYESORE

Protesta e 16 shkurtit, Mustafaj argumenton vendimin e Bashës: Pse nuk do ketë fjalime dhe flamuj

Protesta e 16 shkurtit, Mustafaj argumenton vendimin e Bashës: Pse nuk do

Eksponentë të lartë të opozitës së bashkuar kanë paralajmëruar se protesta e 16 shkurtit do të jetë pa fjalime dhe flamuj partish. Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj e shpjegon këtë si përpjekje për të tërhequr jo vetëm mbështetës të partive opozitare.

“Kjo do të thotë që opozita do të mbledhë dhe ata të pakënaqur që nuk janë mbështetës të saj. Nuk jam i bindur se ata që janë të rreshtuar në protestë, ata do duan mesazhe, do duan fjalime. Ky lloj depolitizimi i kësaj proteste nuk jam i bindur se do ketë efektin më të mirë të mundshëm”, deklaroi ai në rubrikën ‘Opinion’ në News 24.

Mustafai eveidenton se ka një pakënaqësi të madhe ndaj Ramës dhe se lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po pritet mjaft mirë në qytete të ndryshme të vendit.

“Nuk kam qenë në këto protestat e vogla në rrethe por me çfarë duket Basha po pritet mirë që do të thotë se ka një valë pakëanqësie që është e gatshme të mishërohet në protestën e 16 shkurtit. Ne kemi një situatë pakqënaqësie të përgjithshme. Por kemi një eksperiencë jo të mirë nga ana e protestave të PD. Kemi një deklaratë të qartë të Bashës publike se nuk e marr pushtetin me force”, vijoi Mustafai.

“Kemi edhe një sjellje në vazhdimësi të kryeministrit i cili shpërfill protestat për sa kohë janë paqësore. Kjo deklaratë e Bashës që i drejtohet kryeministrit dhe opinionit publik për mua është e paqartë se edhe një kryeministër që është i verbër dhe i shurdhër dhe një opozitë që do manifestojë pakënaqësinë e saj nuk besoj se do japin rezultatin që synohet, rrëzimin e kësaj qeverie, krijimin e një qeverie kalimtare që do përgatisë vendin për zgjedhjet”, përfundoi Mustafaj.

Gazetarët nxjerrin shifrat, sa përqind e qytetarëve mbështesin sot PD dhe PS

Të fundit