Flash News

KRYESORE

Protesta e 7 majit, Rama mohon tërheqjen e kandidatit: Nuk ka për të patur ballafaqim fizik

Protesta e 7 majit, Rama mohon tërheqjen e kandidatit: Nuk ka për

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë, të dielën e 7 majit dhe protestën që opozita do të zhvillojë atje.

Ai ka mohuar pretendimet se PS është duke menduar tërheqjen e kandidatit, ndërsa ka theksuar se kjo datë nuk e shqetëson, por e shqetëson vetëm 18 qershori.

“7 maji është një datë për konfirmimin e atij që drejton sot Kavajën. Unë nuk mendoj për 7 majin si datë për të bërë në Kavajë një ballafaqim fizik, por si afatin e tejfundit të PD-së për t’u regjistruar në zgjedhje. Dhe këto dy ditë PD duhet t’i përdorë për të pranuar garancitë që i jep mekanizmi ynë. Të mos kompletojë vetëvrasjen e saj. Nuk më shqetëson fare 7 maji si moment kur PD mund të provojë sesa mund të çmendet. Nëse PD do të garantojë zgjedhjet, duhet ta pranojë këtë ofertë”, tha Rama.

Të fundit