Flash News

KRYESORE

Protesta e 9-të e opozitës, ish-deputeti zbulon pjesëmarrësit: Ja sa protestues po nisen nga Gjirokastra

Protesta e 9-të e opozitës, ish-deputeti zbulon

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka zbuluar se në protestën e sotme të opozitës do të ketë një pjesëmarrje të lartë njerëzish.

Sipas Shehut, janë 2500 protestues nga Gjirokastra, Përmeti, Libohova, Telepena, Dropulli dhe Këlcyra që do t’i bashkohen protestës të 9-të të opozitës, që organizohet si çdo herë në kryeqytet.

 

”Qarku i Gjirokastrës, i vendosur te mbroje vlerat e demokracisë e pluralizmit,  përsëri ne “rruge” drejt Tiranës.

Jane reth 2500 protestues nga Gjirokastra, Permeti, Libohova, Tepelena, Dropulli e Kelcyre, qe do t’i bashkohen protestës se sotme.

Ne fakt eshte shumica e banoreve te atij Qarku, qe gjithmonë ka qene ne radhe te pare per te mbrojtur ate qe është me e shenjte per Shqipërinë e shqiptaret, qe me zemër e mendje do te jene ne Tirane sot ne darke.

Do jene ne Bulevardin Dëshmoret e Kombit pikerisht per te protestuar kunder varferise, papunësisë, diskriminimit, kunder atrofizimit te universitetit aty, degradimit te sistemit shendetesor e arsimor, faktit qe jane te detyruar te braktisin me mijra ate treve me vlera, pasuri e mundesi te medha etj.

Te gjithe sot ne Tirane per t’i hapur rruge ndryshimit!”, thekson Shehu

Të fundit