Flash News

KRYESORE

Protesta e biznesit të vogël, Braçe vë bast: Nesë Bumçi dhe Noka dinë të shpjegojnë TVSH-në, jap dorëheqjen

Protesta e biznesit të vogël, Braçe vë bast: Nesë

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka komentuar protestën e biznesit të vogël kundër përfshirjes së tyrë në skëmën e TVSH, e cila u mbështet nga deputetët e opozitës.

I ftuar në emisionin “45 minuta” në Report TV, Braçe sfidoi deputetët Aldo Bumçi dhe Flamur Noka duke thënë së nëse ata dinë të shpjegojnë TVSH-në do të jap dorëheqjen.

“Ata janë injorantë. Merre Bumcin dhe Nokën dhe nëse do të shpjegojnë TVSH unë iki dhe jap dorëheqjen. Secili nga këta nuk e ka haberin. Kjo duhet të u ishte shpjeguar tregtarëve. Marrim një shembull; Vjen orizi me 60 lekë, 1/6 tatim, e paguan në doganë, e nxori si tregtar për ta shitur me 90 lekë, prapë 1/6 TVSH. Sot janë disa mijëra që këtë orizin e marrin pa faturë TVSH-je, po ky tregtari i madh ku e shkarkon këtë faturën 15 lekë? Por nuk janë pak. Nuk ka TVSH për biznesin e vogël.  Kur i vogli nuk pranon faturë me TVSH, i madhi ku e shkarkon e fut në xhep”, u shpreh Braçe.

Po ashtu, Braçe mbrojti Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj duke thënë ka qenë transparent dhe e ka sqaruar ketë nismë në Kimisionin e Ekonomisë 10 dite më parë dhe shtoi se protestat e opozitës favorizojnë evazionin fiskal që kryhet nga bizneset e mëdha.

Të fundit