Flash News

KRYESORE

Protesta e “jelekverdhëve” në Francë, humbet gishtat me granatë një person

Sot në ditën e13-të të protestës së “jelekverdhëve” në Francë, njëri prej tyre ka humbur gishtat si pasojë e shpërthimit të një granate. Policia tha se personi i lënduar po trajtohet në spital.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Emmanuel Macron si edhe lejimin e referendumeve qytetare.

Kujtojmë që lëvizja e “jelekëverdhëve” nisi në nëntor ku protestuesit kërkonin uljen e çmimit të karburantit, por më vonë u shndërrua në një revoltë të gjerë që mobilizoi dhjetëra e mijëra demonstrues kundër qeverisë.

Të fundit