Flash News

KRYESORE

Protesta e naftëtarëve në Tiranë: Nuk besojmë më te Edi Rama

Naftëtarët e Ballshit dhe të Fierit janë ngritur në protestë për pagat e papaguara dhe për ndërprerjen e punës në uzinën e tyre.

Pavarësisht videokonferencës së kryeministrit Rama dhe ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri, të cilët premtuan se kjo situatë do të stabilizohej, por naftëtarët nuk u besojnë më premtimeve të tyre.

“Ne nuk i besojmë asnjë premtimi te zotit Rama, ai erdhi në uzinën tonë dhe premtoi që do të na i jepte pagat e prapambetura dhe se uzina do të vihej në punë. Asnjë nga këto nuk ndodhi, as pagat nuk i kemi marrë as puna nuk filloi”, deklaroi njëri prej naftëtarëve.

Protestuesit u shprehën se nuk do të largohen seri sa të kenë një takim me njërin prej përfaqësuesve të shtetit.

Të fundit