Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës/ 8 persona procedohen penalisht, 12 të tjerë në kërkim

Protesta e opozitës/ 8 persona procedohen penalisht, 12 të tjerë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 shtetas për veprat penale “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”, gjatë pjesëmarrjes në protestën e djeshme të opozitës, përpara Parlamentit.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:

– A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;

– E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;

– Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;

– P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;

– A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;

– F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;

– B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;

– O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, procedimi penal ndaj tyre nisi pasi në hyrje të Parlamentit kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta. Po punohet gjithashtu për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Të fundit