Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA thirrje shtetasve amerikanë: Shmangni pikat e grumbullimit

Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA thirrje shtetasve amerikanë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të shmangin pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme, gjatë protestës së nesërme të opozitës.

“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Kujtojmë që nesër para Parlamentit do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës në të njëjtën kohë që betohen 4 nga deputetë e “opozitës së re” që po formësohet pasi Lulzim Basha dhe aleatët e tij vendosën të djegin mandatet.

Basha i pyetur sot nga gazetarët për “opozitën e re” u shpreh; “Çdo hap i Kuvendit ilegjitim nuk njihet nga ne. Janë vendime që nuk kanë asnjë efekt në rrugëm qe ne kemi nisur”.

Të fundit