Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, ambasadori britanik takim me Bashën

Protesta e opozitës, ambasadori britanik takim me Bashën

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman takoi ditën e sotme kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe temë kryesore e bisedës mes tyre ishte situata politike dhe protesta e opozitës e përcaktuar të zhvillohet ditën e nesërme.

Takimi nisi në orën 11:00 dhe duket se ambasadori britanik është i shqetësuar për situatën dhe për mënyrën se si do të zhvillohet protesta e nënë e opozitës. Ditën e djeshme dolën ën gazetën gjermane “Bild”, 10 përgjime të reja, ku tregohet për tentativat për blerjen e votës para zgjedhjeve në Dibër. Ndërkohë, ka pasur tension në KZAZ të ndryshme në vend, ku nuk kanë munguar përleshjet.

Edhe Ambasada Amerikane në lidhje me protestën e nesërme, u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin zonat në të cilën do të zhvillohet tubimi i PD-LSI.

Të fundit