Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës më 16 shkurt, deputeti tregon skenarin që do të zbatohet te kryeministria

Deputeti i LSI ka treguar disa nga detajet e protestës së opozitës së parashikuar më 16 shkurt në Tiranë.

Endrit Braimllari deklaron se masa e protestuesve do qëndrojë pa limit në bulevard. Madje sipas tij, do mbajë të rrethuar kryeministrinë deri në largimin e Edi Ramës nga detyra e kryeministrit.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku bashkë me përfaqësues të PD, Braimllari tha se janë marrë masa që një pjesë e madhe e protestuesve të mos largohen pas fjalimeve, por të qëndrojnë te kryeministria për shumë ditë deri sa kryeministri të largohet nga detyra.

“Vetëm një qeveri transitore me një kryeministër tjetër do të jetë kushti që protesta të përfundojë. Nuk bëhet fjalë të ikë Rama dhe të vijë Basha, por të garantohet një proces zgjedhor i drejtë. Në këtë mënyrë një person brenda PS, por pa cilësitë e Ramës që ne besojmë për shembull Pandeli Majko, i cili mund të garantojë zgjedhje brenda standardeve”,- tha Braimllari.

Të fundit