Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës para Parlamentit, si e paraqitën mediet e huaja situatën

Protesta e opozitës në para Parlamentit, e cila kishte për qëllim kundërshtimin e zgjedhjes së Prokurores së Përkohëshme Arta Marku, ka tërhequr edhe vëmendjen e medieve të huaja.

“Protestuesit e opozitës në Shqipëri në përplasjet jashtë parlamentit”, ky ishte titulli i "The Washington Post" dhe "ABC NEWS", të cilat në shkrimin e tyre paraqitën gjendjen e tensionuar që u shkaktua mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

“Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, iu dha statusi i kandidatit të BE në vitin 2014 dhe shpreson të nisë negociatat vitin e ardhshëm,” e mbyll shkrimin e saj "ABC NEWS".

Ndërsa "BalkanInsight", në titull të shkrimit të saj paraqit kaosin e krijuar brenda sallës së Kuvendit në momentin e betimit të Kryeprokurores së Përkohshme: Shqipëria zgjedh prokurorin e përkohshëm mes përplasjeve të parlamentit.

Të fundit