Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës/Policia jep shifrat zyrtare, mes të arrestuarve edhe ish-kreu i Policisë Bashkiake

Protesta e opozitës/Policia jep shifrat zyrtare, mes të arrestuarve

Pas protestës së djeshme të opozitës, policia ka dhënë shifrat zyrtare të personave të arrestuar, mes të cilëve është edhe ish-kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.

Policia ka deklaruar se pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme, janë arrestuar 15 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 7 të tjerë.

Gjithsej janë 7 të arrestuar nga Tirana, 1 nga Kavaja, 2 nga Shkodra, 1 nga Divjaka, 1 nga Durrësi, 1 nga Elbasani, 1 nga Cerriku dhe 1 nga Fieri.

Në gjendje të lirë janë proceduar 3 shtetas nga Tirana, 1 nga Prenjasi dhe 1 nga Shkodra.

Materialet i'u dërguan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit