Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, sekretari i PD i përgjigjet Lleshajt: Sajove dy skenarë për të mbuluar frikën e shefit

Ndërsa deri tani ka shkuar në 45 numri i protestuesve të shoqëruar nga protesta e djeshme e opozitës para kryeministrisë dhe parlamentit, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është drejtuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pas akuzave për djegie makinash e policë të plagosur.

Dje, Partia Demokratike mohoi t’i kenë vënë flakën protestuesit makinës pranë Parlamentit, por sipas saj është lënë qëllimisht nga policia aty.

Sipas Bardhit, Lleshaj sajoi dy skenarë për të mbuluar frikën e shefit të tij, kryeministrit Edi Rama.

“Janë të tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve. S’u mjaftoi gazi helmues dhe uji me presion, i përdorur ne mënyrë kriminale kundër qytetarëve. Turp! Llesh Kimiku sajoi skenarë me djegie makinash fallco e policë “te dhunuar” për te mbuluar friken e shefit te tij te vetmuar.

Pas grabitjes ne Rinas, djegia e makinës fallco dhe police “te dhunuar” është “suksesi” i dytë i Llesh Kimikut ne 3 ditë. Parlament me vota fallco, qeveri falco, kryeministër fallco! Shteti i Rames ka marrë fund! Ne jemi shumica morale dhe politike! Nuk ka kthim pas!”, reagon Bardhi.

Të fundit