Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, Vasili: Populli izoloi kryeministrin e vetmuar dhe bretkocat përqark tij

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili e konsideron protestën e djeshme të opozitës tejet të suksesshme. “Kryeministri dhe kori i bretkocave, që kuasin përqark tij kërkonin që Shqipëria të kthehet në një moçal të madh kolektiv ku ata të gjallonin pa siklet dhe pa u dalluar, të ushqyer nga narkothelat dhe në shërbim të përulur të vetmitarit të madh që ka zaptuar qeverinë”, shprehet ndër të tjera Vasili.

Regimi i Pertit Vasilit:

Protesta vuri perballe nderin e moralin e qytetareve ne njeren ane dhe nga ana tjeter kryeministrin e kriminalizuar,te vetmuar,te izoluar dhe bretkocat vetmitare rreth tij,te shplara nga dinjiteti e qe rrine poshte atleteve te tij vetem per ca para te ndyta me shume.

Morali i qytetareve nga njera ane dhe amoraliteti i kryeministrit u ndane nje here e mire.

Kjo ishte nje fitore kaq e madhe, qe kalon cdo fitore tjeter sepse kryeministri dhe kori i bretkocave,

qe kuasin perqark tij kerkonin qe Shqiperia te kthehet ne nje moçal te madh kolektiv ku ata te gjallonin pa siklet dhe pa u dalluar,te ushqyer nga narkothelat dhe ne sherbim te perulur te vetmitarit te madh qe ka zaptuar qeverine.

Ky eshte hapi me gjigand qe populli beri dje duke e vene qoshe te vetmuar dhe te izoluar kryeministrin dhe bretkocat e tij.Fundi eshte i pashmangshem dhe eshte shume afer....

Të fundit