Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës/ Zheji citon gazetarin: Policia ka blerë sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe autoblinda

Protesta e opozitës/ Zheji citon gazetarin: Policia ka blerë sasi

Analisti Artur Zheji deklaroi në emisionin e tij ‘360 gradë’ se policia ka porositur sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe disa autoblinda për protestën e opozitës më 11 maj në 18:30.

Zheji deklaroi se i referohet një lajmi të shpërndarë nga Nikollë Lesi, botues i gazetës Koha Jonë.

Lesi publikoi sot një artikull me titull: “Rama po shkon drejt përplasjes me 30 qershor. Opozita gati për luftë!”, ku shkruante se: “Mësohet se policia shqiptare ka marrë këto ditë pajisje të blinduara si dhe furnizime me gaz lotsjellës sa për një vit protesta. Po kështu burimet e rezervuara nga ministria e brendshme tregojnë se do të rritet numri i policisë për zgjedhjet, të cilët po vijnë nga radhët e trupave komando të ushtrisë”.

Të fundit