Flash News

KRYESORE

Protesta e paralajmëruar e mjekëve, Berisha thirrje bluzave të bardha për gjithpërfshirje: Ndiqni shembullin e kolegëve të QSUT-së

Protesta e paralajmëruar e mjekëve, Berisha thirrje bluzave të

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka mbështetur plotësisht protestën e bluzave të bardha, e paralajmëruar të zhvillohet nesër në orën 10:00 para QSUT-së.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se mjekët “janë përballur me vështirësi të jashtëzakoshme gjatë perjudhës së pandemisë, kane bere me qindra dhe mijra ore jashte orarit te pa paguara asnje qindarke.”

Për këtë arsye, Berisha u bën thirrje të gjitha bluzave të bardha në vend të ndjekin shembullin e kolegëve të tyre të QSUT-së.

Reagimi i plotë i Berishës:

Bluzat e bardha te QSUT neser ne ora 10:00 ne proteste!

Neser ne ora 10:00 bluzat e bardha, mjeke dhe infermiere zhvillojne nje ore proteste per kushtet tejet te veshtira me te cilat perballen.

Qe nga fillimi i pandemise ata jane perballur me veshtiresi te jashtezakoshme, rreziqe serioze per shendetin dhe jeten e tyre dhe familjeve te tyre, kane bere me qindra dhe mijra ore jashte orarit te pa paguara asnje qindarke. Sot pas 7 vitesh ngrirje  te pagave, çdo mjek dhe infermiere merr per shkak te inflacionit se paku 30% me pak se sa ne vitin 2013.

Rrogat e mjekeve dhe infermiereve ne Shqiperi, 7 vite me pare pas rritjes se tyre me 120-150% ne vitet 2006 -2013, ishin me te larta se sa ne 7 vende te rajonit. Kurse tani ato jane me te ultat ne rajon, jane 50-100% me te ulta se sa ne Kosove.

Mbeshtes plotesisht protesten e drejte te tyre dhe ju bej thirrje te gjithe bluzave te bardha te vendit te ndjekin shembullin e bluzave te bardha te QSUT. sb

Të fundit