Flash News

KRYESORE

Protesta e PD kundër HEC-it në Holtë: Qeveria po mashtron qytetarët, vendimi është ende në fuqi

Protesta e PD kundër HEC-it në Holtë: Qeveria po mashtron

Ashtu siç ishte lajmëruar, përfaqësuesit e opozitës janë mbledhur sot për të protestuar kundër ndërtimit të HEC-it në kanionin e Holtës.

Deputetëve të Partisë Demokratike u janë bashkuar edhe qytetarë të zonës, të cilët gjithashtu kanë kundërshtuar ndërtimin e HEC-it.

I pranishëm në protestë ishte edhe kreu i Departamentit për Turizmin në PD, Jamarbër Malltezi, i cili u shpreh se qeveria po mashtron qytetarët kur thotë se ka pezulluar projektin, pasi vendimi me firmën e kryeministrit Edi Rama është ende në fuqi.

Ata gjithashtu ngulmojnë në faktin se anulimi i projektit vjen vetëm përmes protestave.

Të fundit